Vllaznia e femrave ka bere detyren pasditen e sotme duke fituar 3-2 ndaj Apolonise ne gjysmefinalen e kthimit te “Final 4” dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne finalen e kampionatit. Por ndryshe nga sa mund ta kete menduar dhe imagjinuar i gjithe opinioni sportiv, perballe saj ne finale nuk do te jete ekipi i Gramshit, por ai i Partizanit.
Ky i fundit e ka mundur ne te dy gjysmefinalet dhe ka fituar te drejten per te luajtur per titullin kampion. Por duket se futbollistet dhe drejtuesit e Gramshit kane qene akoma te entuziasmuar nga ajo fitore ndoshta e rastesisht ndaj Vllaznise ne fazen e dyte te kampionatit dhe kane “harruar” gjysmefinalet prandaj dhe e kane pesuar keq.
Presidenti i Vllaznise Lazer Matija i ka dhene nje pergjigje diten e sotme drejtuesve te ketij ekipi qe shfrytezuan çdo faktor, te rregullt dhe te parregullt vetem e vetem per t’i marre titullin kampion shkodraneve, por nuk ka ndodhur keshtu.
“Ekipi i Gramshit mendoj se ishte nje “flluske sapuni” per kete sezon. Dhe kjo tregon investimin e gabuar te bere nga drejtuesit e tij sepse investojne pa strategji. Tentojne te marrin ndeshjet ne forma te ndryshme. Mendoj se tashme duhet te themi “Na ishte njehere Gramshi” sepse mendoj se do te jete me nje ekip sepse keto jane histori te perseritura shpesh ne futbollin e femrave.
Jane klube qe ndertojne ekipe per nje sezon dhe nuk arrijne asgje, prandaj i qendroj mendimit se eshte histori e mbyllur kjo e Gramshit. Nje ekip qe nuk kishte asnje lojtare nga ky qytet, por shumicen nga jashte kufijve te Shqiperise dhe prandaj keto nuk mund te kene jetegjatesi”- eshte shprehur Matija.
Te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise se femrave mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: