Mundja shkodrane ka filluar ringritjen. Nga disa momente jo te mira ku ndodhej vitet e fundit, tashme prej disa muajsh ne krye te ekipit te ish- mundesit Altin Anza gjerat kane filluar te marrin per mire. Numri i femijeve dhe te rinjve qe duan te merren me kete sport po shtohet dita- dites dhe nderkohe kane filluar te dalin edhe kampionet e pare.
Problemi dhe shqetesimi kryesor per trajnerin Anza dhe sportistet mbetet vetem gjendja e palestres. Ajo eshte vetem 35 metra katrore dhe nuk ofron asnje kusht komod per stervitje. Duke folur ne lidhje me kete teme, trajneri i Vllaznise do te shprehej:
“Jemi ne rrugen e duhur, por problemi kemi palestren. Po punojme ne grupe te vogla prej 5-6 sportistesh sepse nuk mund te sterviten me teper njekohesisht. I kemi ndare ne grupe dhe keshtu po vazhdojme duke u stervitur rreth 4 ore çdo dite.
Ne si ekip na eshte dhene nje hapesire per ta bere palestren e re te mundjes poshte shkalleve te stadiumit, por ajo do investim. I kemi bere thirrje Bashkise permes mediave per mbeshtetje dhe besoj se do te kemi edhe nje takim me kryetarin e saj per te gjetur nje zgjidhje.
Shpresojme tek nderhyrja e ketij institucioni per ta rregulluar ate. Ne duam thjesht kushte minimale, te mos kete lageshtire, te kete ajrim e drite e po ashtu edhe te jete e shtruar me beton ose parket, thjesht qe te mos na prishet tapeti sepse ai nuk e duron lageshtiren. Kemi mbetur duke bere thirrje tash 25 vjet, por serish kemi mbetur ne nje palester me 35 metra katrore”.
Te plote prononcimin e trajnerit te mundjes se Vllaznise Altin Anza mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: