I kenaqur me lojen e skuadres se tij, i keqardhur per eliminimin dhe i merzitur per nje 11-metersh te padhene. Ky ka qene konkluzioni i deklarates se dhene per gazetaret pas ndeshjes se kupes nga trajneri i Beses Emiliano Çela.
“Dua të them se në fushë ishin dy ndër ekipet më të vjetra në vend. Dy skuadra me traditë dhe që besoj se dhanë performancë të bukur. Kishim mundësitë tona dhe them se ishim më të rrezikshëm se Vllaznia, pavarësisht eleminimit unë jam super i kënaqur me skuadrën time.
Po dhe them me bindje se ishte nje penallti e padhene per ne dhe aty ndryshoi fati i lojes. Pamjet janë dhe mund ta shikosh e gjykosh. Por nuk është justifikim nga ana ime, thjesht po theksoj një fakt.
Ne kemi mendjen tonë tek kampionati. Aty është fokusi ynë dhe zëvendësimi i Mazrekajt, Indios dhe Greces ishte për tu dhënë atyre freski për fundjavën. Objektivat tonë ngelin të pandryshuar në Kategorinë e Parë”- eshte shprehur nder te tjera Çela.
Te plote prononcimin e trajnerit te Beses mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: