Të gjithë e mbajnë mend ende atë mbrëmje të së hënës së 28 tetorit. Në një mbrëmje të freskët dhe në dukje të padëmshme në Paris, bota e futbollit dëshmoi një ngjarje të destinuar për të ndezur diskutime. Real Madrid pa ëndrrën e Vinícius Júnior për Topin e Artë të shuhej.

Talenti i ri brazilian, i konsideruar nga shumëkush si kandidati ideal, u kalua nga Rodri, i cili fitoi trofeun prestigjioz mes habisë dhe polemikave. Për mbështetësit e Vinícius, ai vendim ishte një zhgënjim i madh, duke nxitur kritika ndaj vendimit dhe duke shkaktuar zemërim në mesin e fansave të tij.

Gjatë ndarjes së çmimeve Globe Soccer Aëards, Cristiano Ronaldo pati mundësinë të thotë fjalën e tij për këtë temë. Në skenën e Dubait, CR7 mbrojti hapur Vinícius, duke deklaruar se ai e meritonte Topin e Artë.

Ky qëndrim i dha forcë të madhe brazilianit, i cili pasi u shpall lojtari më i mirë i vitit, u përgjigj me entuziazëm: “Nëse Cristiano thotë se jam më i miri, atëherë do të thotë që jam. Ai është idhulli im dhe duke dëgjuar këto fjalë nga ai është një nder”.