Ulja e tij ne pankinen korçare jo vetem nuk e permiresoi situaten, por eshte perkeqesuar edhe me shume dhe si rrjedhoje Skenderbeu pas javes se 19-te te kampionatit mbyll tabelen e renditjes me vetem 15 pike te grumbulluara. Megjithate Ernest Gjoka vazhdon te besoje tek skuadra qe ka marre persiper te drejtoje.

“Është një gropë e madhe për pikë dhe kjo ka qenë konteksti i asaj fjale të dhënë nga unë. Që në momentin e parë kur unë erdha në Korçë tentuam që të jepnim shenja ndryshimi. Disa shenja unë i kam parë dhe ekipi është përgjigjur apo ka reaguar. Por, na mungojnë pikët dhe gropa është pikërisht për këtë fakt, mungesën e pikëve. Mund të luash futboll të mirë dhe të japësh sinjale pozitive por kur mungojnë pikët atëherë bëhet gjithçka e vështirë dhe të gjitha nuk merren parasysh.

Tek Skënderbeu nuk është dorëzuar askush, madje besojmë shumë se do ta kalojmë të gjithë sëbashku këtë gjendje. Askush nuk është dorëzuar. Ne tashmë po mundohemi që të ndryshojmë mentalitet dhe të shohim vetëm përpara për të përmirësuar gjithçka që kemi bërë keq në këtë pjesë të parë të sezonit. Jam i bindur se reagimi do të vijë shumë shpejt pasi nuk shoh asnjë problematikë tjetër në këtë grup dhe në këtë klub.

Unë kam besim se klubi do të dijë të veprojë mirë në këtë merkato dhe të na sjellë elementët për të cilët kemi biseduar tashmë. Mendoj se do të jetë një ndryshim i mirë duke forcuar më shumë grupin dhe duke krijuar një ekip më kompetitiv për vijimin e kampionatit”.