Tek Vllaznia u shnderrua jo vetem ne njerin prej lojtareve me te rendesishem te kesaj skuadre, por edhe ne njerin prej mesfushoreve me te mire te kampionatit. Por kalimi i tij tek Tirana ne fillimin e sezonit 2023-2024 duket se ka rezultuar zgjedhja me e gabuar qe ai mund te kete bere.

E kemi fjalen per futbollistin Fjoart Jonuzi i cili jo vetem nuk u be asnjehere protagonist tek kjo skuader, por tashme po mendon edhe largimin prej saj. Dhe lajmet me te fundit jane se ai pritet të vazhdojë karrierën tek Elbasani. Mësohet se verdheblutë janë pranë akordit për afrimin e mesfushorit.

Jonuzi do të largohet nga Tirana dhe ishte një nga më të përfolurit e ditëve të fundit. U raportua për një interesim të Partizanit për mesfushorin, por duket se e ardhmja e 28-vjeçarit do të jetë në një tjetër klub të Superiores.

Jonuzi numëron 17 ndeshje me Tiranën këtë sezon, ndërsa e njeh mirë kampionatin, pasi më herët ka luajtur me Laçin dhe Vllazninë. Me kete te fundit ka luajtur ne vitet 2020-2023 duke qene nje nga me te rendesishmit e skuadres kuqeblu.