Sot ne oren 09.00 ne ambjentet e hotel “Tirana Internacional” do te zhvillohet Asambleja e Zakonshme e FSHF-se. Nje nga pikat e rendit te dites duhej te ishte edhe shqyrtimi i tre kampionateve te luftes dhe dhenia e dy tituje te tjere Tiranes dhe nje Vllaznise. Por ne fakt nuk do te ndodhe keshtu. Federata Shqiptare e Futbollit, permes nje shkrese te posaçme ka lajmeruar dje te dy klubet se “nuk e dime nese e kemi tagrin te njohim tre trofete e viteve 1939, 1941 dhe 1942 sepse FSHF gjate asaj periudhe ka qene jashte funksionit dhe institucioni qe ka organizuar keto kampionate nuk ka patur te beje me shtetin tone”. Ne kete menyre, Vllaznia ka mbetur pa titullin e saj te 10-te. Ishte bere fakt i kryer kjo gje por grupi i punes qe eshte marre me kete studim ka mberritur ne konkluzionin e mesiperm. Ne kushte te tilla, klubi shkodran ka mbetur pa venien e yllit ne fanellen e tij (kur merr 10 tituj vihet nje yll ne fanelle). Asambleja e sotme do jete ajo e zakonshmja me shqyrtimin e pasqyrave financiare te vitit 2012, buxheti financiar, raporti i Komisionit te Etikes etj.

www.shkodrasport.com