Samuel Opeh nuk do të jetë më pjesë e Laçit. Pas Ëilliam Cordeiro dhe Christian Lima, një tjetër largim nga kurbinasit është pikërisht ai i mbrojtësit nigerian, Samuel Opeh.

26-vjeçari e mbyll kështu me Laçin vetëm pas një sezoni të luajtur me ta. Duket se mosarritja e objektivit mbijetesë në Superiore ka sjellë dhe largimin e Opeh, i cili ka qenë titullar absolut.

Kujtojmë që këtë sezon, qendërmbrojtësi nga Nigeri ka luajtur në plot 32 ndeshje mes Superiores dhe Kupës së Shqipërisë. Tashmë, ai mbyll aventurën e tij me Laçin zyrtarisht.