HomeKRYESOREVjen oferta e parë zyrtare për Kristjan Asllanin, Interi vihet në pozitë...

Vjen oferta e parë zyrtare për Kristjan Asllanin, Interi vihet në pozitë të vështirë

Mediat italiane raportojnë se Interi ka marrë ofertën e parë zyrtare për Kristjan Asllanin dhe është një shifër që i afrohet vlerës së kartonit të mesfushorit shqiptar.

Është pikërisht ekipi i Bolognas që kërkon të transferojë mesfushorin kuqezi dhe është e gatshme të paguajë 13 milionë euro për kartonin e tij.

Interi e vlerëson mesfushorin shqiptar 14 milionë euro dhe oferta e ardhur nga Bologna duhet thënë se është shumë tunduese.

Trajneri i Bolognas, Vincenzo Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin e duhur për t’i besuar një rol kryesor në mesfushë për sezonin e ri. Në anën tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë kthyer një përgjigje Bolognas për ofertën e dërguar.

Me shumë mundësi e ardhmja e Asllanit do vendoset menjëherë sapo ekipi të mbarojë angazhimin në Kupën e Botës për Klube dhe të rikthehet në Itali. Gjithmonë referuar mediave italiane, shanset më të mëdha janë që Interi t’i thotë “po” ofertës së Bolognas.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments