Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia ka qenë një nga skuadrat të cilës nuk i kanë munguar edhe futbollistët cilësorë në periudha të ndryshme të saj. Kuqeblutë kanë patur në skuadër emra të mëdhenj, teksa një ndër ta është edhe Vioresin Sinani.
Shkodrani edhe sot e kësaj dite mban cmimin më të madh që ka pasur ndonjëherë një futbollist i Vllaznisë, plot 2 milionë euro. Këtë tabu nuk e ka thyer askush tjetër, ndërsa vitet e fundit, futbollisti më i vlerësuar është Kevin Dodaj me 500 mijë euro.
Ai është lojtari më me vlerë i Vllaznisë në këto momente, i cili është edhe në qendër të merkatos. Gjithsesi, për të ende nuk ka asnjë vendim final.
Kuqeblutë nuk duan ta shesin sulmuesin pa të paktën 400-500 mijë euro dhe kjo ka bllokuar për momentin lëvizjen e tij në një skuadër tjetër. Sulmuesi pukjan ka shënuar gjashtë gola në kampionat, ku edhe ka assistuar tre të tjerë.(www.shkodrasport.com)