Tashme eshte bere zyrtare qe Bledar Gjeçaj ne sezonin e ri do te jete zevendestrajner i ekipit te meshkujve te Bashkimit te Prizrenit. Kjo ka bere qe me largimin e tij, Vllaznia e basketbollit te femrave te mbese pa trajner.
Nje gje e tille krijon nje problem jo te vogel, sepse ne sezonin e kaluar, ekipi shkodran nuk ka patur as zevendestrajner te mirefillte, detyre te cilen eshte munduar ta kryeje Medina Mustafa qe ishte e rregjistruar edhe si lojtare.
Ne keto rrethana, ka nje dileme te madhe se kush do te jete pasuesi i Gjeçajt ne kete detyre. Drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia me siguri qe do te jene duke e shqyrtuar kete pune dhe ne ditet ne vazhdim do te emerojne dike. Te gjitha gjasat jane qe te jete nje prej lojtareve aktuale te ekipit.
Kuptohet nga ato me pervoje, duke filluar nga Mustafa qe eshte njekohesisht edhe trajnerja e ekipit U18, apo dhe Ingrid Dashja, nje tjeter lojtare me eksperience. Nuk perjashtohet mundesia qe te jete edhe ndonje alternative tjeter, por qe ne fakt nuk jane te shumta.
Gjeçaj ka bere nje pune te mire me kete ekip i perbere kryesisht nga vajza te reja dhe pasuesi ose pasuesja e tij ne kete detyre nuk do ta kene aspak te lehte mbajtjen ne keto nivele te Vllaznise qe vazhdimisht eshte shoqeruar edhe me largime lojtaresh./www.shkodrasport.com/