Vllaznia e femrave po behet gati per startin e fazes se dyte te kampionatit, nderkohe qe si rrjedhoje e vendimit te vjetshem te Disiplines, nuk do te kete te drejte te marre pjese ne edicionin e sivjetem te Kupes se Shqiperise. Kjo gje nuk i ka penguar drejtuesit e saj qe te vijojne levizjet ne merkato, per te gjetur lojtaret e duhura per ekipin.
Dhe ne fakt, ditet e fundit presidenti Lazer Matija ka arritur te binde edhe nje tjeter lojtare cilesore qe te behet pjese e Vllaznise. Behet fjale per nje nga lojtaret e reja me te talentuara ne Shqiperi, Rosela Vasa.
Kjo e fundit ne vitin 2022 mori çmimin “Talenti i Vitit” nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ajo eshte rritur tek ekipi i “Juban Danjes”, ndersa me pas ka provuar te luaje dhe me KF Murlani dhe se fundi me ekipin e Laçit, por tashme eshte zyrtarisht pjese e Vllaznise.
Vasa dallohet per cilesite e saj dhe konsiderohet nje sulmuese me shume te ardhme dhe padyshim qe do te jete nje element i rendesishem per trajnerin Leka dhe skuadren qe ai drejton.(www.shkodrasport.com)
