Vllaznia e futbollit te femrave ka nisur sot rrugetimin e saj drejt fitimit te titullit te 12-te kampion rradhazi. Ajo e ka fituar ndeshjen e pare te kampionatit te ri, me nje rezultat shume te thelle ndaj Egnatias debutuese, pikerisht ne shifrat 14-0.

Rezultati i kesaj ndeshje te luajtur ne Rrogozhine eshte zhbllokuar shume shpejt. Qe ne minuten e 2-te ka qene sulmuesja Klaudia Borci e cila ka shenuar golin e pare per ekipin shkodran dhe vetem 5 minuta me vone Rusi do te shenonte nje autogol ne porten e Egnatias duke dyfishuar shifrat ne favor te Vllaznise.

Kaq ka mjaftuar qe golat te vijne njeri pas tjetrit. Serish me Borcin te tretin, me pas do te shenonin edhe amerikania Jones dhe Doçi disa gola dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 11-0 per Vllaznine. Ne pjesen e trete do te shenoheshin edhe tre gola te tjere per ekipin kampion ne fuqi.

Perfundimisht 14-0 per vajzat kuqeblu per te cilat Doçi dhe Jones kane shenuar nga 4 gola secili, Borci ka shenuar 3 gola, Franja 2 gola dhe nje autogol i Rusit duke e kompletuar kete fitore te thelle te tyre. Javen e ardhshme, Vllaznia do te prese ne Shkoder ekipin e Kinostudios./www.shkodrasport.com/

EGNATIA- VLLAZNIA 0-14

Golat: Borci (3), Rusi (aut), Jones (4), Doçi (4), Franja (2)

VLLAZNIA: Damiao, Ramadani, Bajraktari, Vuksani, Curraj, Franja, Pressley, Ahamadi, Doçi, Jones, Borci. Trajner Nikolin Leka. U aktivizuan edhe Caka, Berisha, Vruçaj, Mustard dhe Mustafaj.