Nga Gjergj KOLA
Kur permendim mbiemrin Rakiqi, ndoshta shumekujt i shkon mendja tek Esati, ish- futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznise per dekada te tera.
Por ne fakt sot do te ndalemi tek nje tjeter personazh i kesaj familje, Ali Rakiqi. Ne Shkoder emri i tij thote shume.
Ndryshe nga i vellai, ai zgjodhi një rrugë tjetër, atë të mësimdhënies por edhe këtu brenda sportit sepse ka punuar për vite e vite me rradhë në shkollën “Xheladin Fishta” që ka qenë e profilizuar për futbollin.
Nga duart e tij kanë dalë shumë lojtarë të talentuar dhe ai është shquar për një punë të shkëlqyer me ekipet e moshave. U morem me kete personazh ngaqe sot, nese do te ishte gjalle do te festonte ditelindjen e tij- ate te 75-ten, por per fat te keq ka disa vjet qe Ali Rakiqin nuk e kemi me mes nesh.
Megjithate ne duam t’i permendim vetem daten e lindjes, 29 shtator 1949 dhe jo ate te vdekjes sepse te tille personazhe mbeten te perjetesuar ne mendjen e te gjithe per pasionin e jashtezakonshem me te cilin kane punuar, per Shkodren dhe Shqiperine./SHKODRA-SPORT.COM/