Pa shkelqimin e ndeshjes se pare, megjithate Vllaznia edhe sonte ka triumfuar me te njejtin rezultat 2-0 ndaj ukrainaseve te Kolos Kovalivka dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne turin e dyte te “UEFA Women’s Europa Cup”.
Pjesa e pare e kesaj ndeshje te luajtur po ashtu ne stadiumin “Loro Boriçi” ka qene shume e dobet per vajzat kuqeblu, te cilet nuk paraqiten vlerat e tyre me te mira dhe jane futbollistet e Kolos qe shfaqen rrezikshem ne zonen shkodrane dhe ne 2-3 momente eshte merita e portieres se Vllaznise qe e mbajti porten te paprekur.
Ne pjesen e dyte gjera ndryshojne dhe loja rritet derisa do te vinte goli i pare, i shenuar nga Megi Doçi, nderkohe qe ne minutat e fundit do te kishte vend edhe per nje gol te dyte qe ka autoresine e futbollistes Teresa Deda dhe ne kete menyre i gjithe takimi mbyllet me rezultatin 2-0 ne favor te Vllaznise.
Ne kete menyre me dy fitore, 4 gola te shenuar dhe asnje tee pesuar, kampionia e Shqiperise e sheh veten ne turin e dyte te ketij kompeticioni europian dhe padyshim qe do te kerkoje te shkoje edhe me tej ne ndeshjet qe do te luhen ne muajin tetor.(www.shkodrasport.com)