Vllaznia e futbollit te femrave ka prezantuar diten e sotme pese afrimet e bera se fundi si ne rradhet e lojtareve ashtu edhe ne stafin teknik. Ne fakt, keto prezantime ishte menduar te beheshin pak me heret sepse keto lojtare kane kohe qe kane ardhur, por per efekt te angazhimeve me ekipet kombetare, çdo gje u shty per diten e sotme.

Ka qene vete presidenti Lazer Matija ai qe ka bere prezantimin e tyre para mediave. Behet fjale per dy portiere, Binti Mazlan Nurul Azurin dhe Arianne Florencia Riveros Gonzales si dhe dy sulmueset, Bianca Azar Coad dhe Rosela Vasa. Bashke me ta eshte prezantuar zyrtarisht edhe zevendestrajnerja e ekipit te pare dhe njekohesisht trajnerja e ekipit U17, Paula Jaku.

“Me keto perforcime te bera, mendoj se skuadra tashme eshte me e plote dhe synimet tona shkojne jo vetem per ndeshjet e fazes se dyte te kampionatit dhe “Final 4”, por edhe per Kupat e Europes dhe sezonin e ardhshem.

Me Rosela Vasen, shkodranen qe ka qene se fundi pjese e Laçit dhe njekohesisht lojtarja e cila dy vite me pare u shpall “Talentja e Vitit” kemi nje kontrate afatgjate, ndersa me te tjerat do shikohet performanca e tyre dhe nese na bindin, sigurisht qe do te jene edhe ato pjese e skuadres edhe ne sezonin tjeter.

Synimet tona sigurisht qe jane te fokusuar per momentin tek fitimi i titullit kampion edhe kete sezon dhe me pas te fillojme te mendojme per Kupat e Europes”- eshte shprehur presidenti Matija.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: