Kampionati kombetar i volejbollit te femrave ka nisur jo mire per Vllaznine e cila e ka humbur ndeshjen e pare te tij ndaj Pogradecit me shifrat 1-3, sfide kjo e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.
Nje rezultat ky qe tregon se ekipi shkodran do ta kete jo pak te veshtire ne sezonin e ri, megjithate drejtuesit e tij kane levizur duke bere se fundi nje perforcim te rendesishem. Mbremjen e sotme, Shoqata e Volejbollit Vllaznia ka njoftuar akordin me nje volejbolliste amerikane.
Behet fjale per Taurie Magee. 24 vjeçarja eshte 1.85 metra e gjate dhe luan ne rolin ne pozicionin qender. Ardhja e kesaj volejbollisteje pritet te nje perforcim i rendesishem per trajneren Nora Deda. Magge ne sezonin e kaluar ka luajtur ne Azerbajxhan me ekipin e Azerrail Baku dhe tashme do te nise nje eksperience te re ne Shqiperi me Vllaznine.
Welcome TAURIE MAGEE!
Vllaznia Volleyball arrin marreveshje me shtatlarten amerikane Taurie Magee e cila luan ne pozicionin qender. Taurie me eksperiencen e saj ne disa shtete te ndryshme pritet qe bashke me skuadren te arrijne objektivat e ketij sezoni. Suksese!”- shkruhet ne faqen zyrtare te ekipit shkodran.