Me rezultatin 3-0 eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes dy Vllaznive, asaj te Shkodres dhe Elite te Milanos. Takimi eshte luajtur mbremjen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte dominuar nga djemte e trajnerit Edi Martini.

Ky i fundit kishte hedhur ne fushe formacionin e tij me te mire. Duke filluar nga portieri Qarri, per te vazhduar me treshen e mbrojtjes te perbere nga Kuro, Bajrami dhe Jazxhi, e me tej Gurishta, Yago, Krymi, Qato, Mala, Gruda e Balaj.

Ne pjesen e pare ekipi shkodran ka shenuar dy here, fillimisht me ane te Grudes dhe me pas me Malen. Por perveç golave, ka patur edhe raste te tjera shenimi, te cilet nuk jane konkretizuar. Ne pjesen e dyte nderkohe eshte shenuar edhe nje gol i trete nga ana e Tafilit qe ka vulosur rezultatin perfundimtar 3-0 ne favor te Vllaznise.

Megjithate rezultati nuk ka patur aspak rendesi ne kete perballje vellazerore sepse ne kete ndeshje te dy ekipet kane patur deshire te testojne veten ne kete 90 minutesh.