Tjeter perforcim ne merkato per Vllaznine e basketbollit te meshkujve. I rradhes qe ka hedhur firme eshte amerikani tjeter Maurice Hodge Jr. Lajmi behet i ditur nga vete Shoqata e cila ka zbuluar se lojtari i sapomarre luan ne pozicionet 1 dhe 2 dhe do te jete shume shpejt ne dispozicion te trajnerit Damian Bekteshi.
“Me shumë entuziazëm ju njoftojmë për afrimin më të ri në ekipin tonë, Maurice Hodge Jr! Me një gjatësi prej 193 cm dhe që luan në pozicionet 1/2, ai vjen për të përforcuar Vllazninë dhe për të sjellë energji të re në skuadër! Jemi gati për të arritur rezultate të mëdha këtë sezon”- shkruhet ne postimin e Shoqates.
Ne kete menyre Vllaznia e sezonit te ri ka nisur te marre forme. Me Rejdi Rakajn qe mbetet nje pike e rendesishme e kesaj skuadre, ajo do te kete serish ne rradhet e saj amerikanin Dyquavis Williams, nderkohe qe jane bashkuar me te edhe tre amerikanet e tjere Michael Lenoir, Michael Wright dhe se fundi edhe Maurice Hodge Jr.
Por “qershia mbi torte” ka qene padyshim rikthimi i Robert Shestanit i cili ne njefare menyre e ka kompletuar edhe me shume skuadren dhe kesisoj Vllaznia tashme duket gati per sfidat e sezonit te ri, te cilat nisin te parat pas pak ditesh, pikerisht ndeshjet e Kupes se Federates Shqiptare te Basketbollit./www.shkodrasport.com/