Vllaznia ka luajtur sot miqësoren e parë të vërtetë si pjesë të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Dhe kundërshtari ka qenë po një skuadër e cila merr pjesë në të njëjtin turne, Deçiq i Tuzit.
Në ndeshjen e zhvilluar pikërisht në Tuz, shkodranët janë mundur me shifrat 1-0. Trajneri Martini e ka nisur ndeshjen me Qarrin ne porte, per te vazhduar me Pusin, Jazxhi e Bajramin ne mbrojtje ndersa mesfusha ka qene e perbere nga Kruja, Hakaj, Krymi, Sala, ndersa ne sulm kane luajtur Delaj, Dodaj e Balaj.
Në të dytën, Martini bëri zëvendësime duke aktivizuar edhe lojtarët e tjere. Por në momentin më të mirë të shkodranëve, erdhi goli i Deçiçit, që rezistoi deri në fund të sfidës, për të shënuar kësisoj suksesin minimal të skuadrës vendase.
Skuadra shkodrane ka ne plan te zhvilloje edhe nje ndeshje miqesore diten e shtune para se te niset pastaj per fazen pergatitore jashte vendit e cila me shume mundesi do te zhvillohet ne Slloveni.