Muajin e ardhshëm bëhen 100 vite nga krijimi i Vllaznisë. 16 shkurti i vitit të largët 1919 ka hyrë tashmë në historinë jo vetëm të këtij klubi, por edhe më gjerë sepse kemi të bëjmë me klubin e parë të krijuar në Shqipëri.

Në këto 100 vite, fanellën e kësaj skuadre e kanë veshur shumë futbollistë të mëdhenj, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ecurinë e saj. “Shkodra Sport” nga sot do të nisë një seri testimesh apo marrje opinionesh nga lexuesit e saj për përzgjedhjen e më të mirëve të Vllaznisë në vite.

Sot do ia nisim me portën. Fanellën me numrin 1 e kanë mbajtur të parët në vitet ’30 Asim Llukaçej e Kin Bushati, për të vazhduar me Mark Boriçin e Ibrahim Dizdarin. Ndërkohë që në vitet ’40 do spikaste Dodë Tahiri, portieri i Vllaznisë kampione.

Për të shkuar më tej me Hil Topallin, Ahmet Nutin, Huso Haxhinë, Muhamet Metanin, Sheuki Boshnjakun, Jonuz Telin, Hysen Hoxha, Sami Milla, Zija Dani, Adem Rexha e Pjetër Dushaj. Në vitin 1965 do të dilte në skenë Paulin Ndoja, Xhabir Bizi, Ahmet Meta, Isa Sukaj, Fatmir Lelaj, Sadetin Cemi, Genc Boshnjaku.

Në vitet ’80 ndërkohë me të do të luante edhe portieri korçar Gjergji Kushe apo dhe shkodranët Arvid Hoxha, Avenir Dani, Agim Maliqati, Dritan Nako. Në vitet ’90 në skenë do dilte Armir Grima, Hektor Dani, Mateo Katana, Pjerin Martini, Julian Gjeloshi, Arion Mustafa, Gasper Ndoja, Millosh Krstaiç, Ideal Lekiqi, Orges Shehi, Lutf Phannenstiel, Olti Bishani, Miroslav Vujadinoviç, Fabiol Rexhepi, Enis Gjokoviç, Erind Selimaj, Zamir Vjerdha, Gianmarco Campironi, Alen Sherri, Andrija Dragojeviç.

Lista vazhdon edhe më tej me portierët e viteve të fundit si malazezi Jasmin Agoviç ndërkohë që në sezonin aktual, portën e Vllaznisë e mbrojnë Alen Sherri dhe Erind Selimaj.

Sondazhi është i thjeshtë: Secili prej jush të nderuar lexues mund të japë opinionin e tij në lidhje me portierin më të mirë në historinë e Vllaznisë. Mjafton të lënë komentin e tyre dhe pas njëfarë periudhe, “Shkodra Sport” do të publikojë portierin e parapëlqyer të tyre.

Secili prej lexuesve ka ne dispozicion listen prej gati 50 portieresh qe kane mbrojtur porten e Vllaznise ne keto 100 vite dhe nese nuk i ka pare te gjithe duke luajtur, edhe mund te kete degjuar rreth tyre. Edhe mund te kete lexuar prandaj e ka nje ide se kush eshte me i mire. Prandaj, votoni me te mirin!
© shkodrasport.com