Vllaznia do te zhvilloje pasditen e sotme ndeshjen e dyte miqesore ne token sllovene ku eshte duke bere fazen pergatitore ne start te ndeshjeve europiane. Perballe saj do te jete ekipi rumun UTA Arad dhe sfida do te nise ne oren 17:00 dhe do te luhet ne Rogla te Sllovenise.
Edhe kjo miqesore padyshim qe do te jete nje ndihme e madhe per trajnerin Martini per te pare gjendjen e futbollisteve dhe njekohesisht per te futur ne skuader idete dhe menyren e tij te lojes.
Kujtojme qe tre dite me pare Vllaznia luajti nje miqesore tjeter, ate ndaj ekipit slloven FC Koper te cilen e humbi me shifrat 3-5. E sotmja eshte e dyta, ndersa ndeshja e fundit miqesore gjate kesaj periudhe eshte ajo qe do te luhet me 2 korrik ndaj ekipit tjeter rumun, Petrolul.
Kujtojme qe ndeshjen e pare zyrtare ndaj letonezeve te Daugavpils, ekipi shkodran do ta luaje me 10 korrik ne ora 20:00 ne stadiumin “Elbasan Arena” ndersa ajo e kthimit luhet pas nje jave ne Riga.(www.shkodrasport.com)