Vllaznia ka marrë kreun e renditjes së Kategorisë Superiore falë një fitoreje në ndeshjen e javës së 12 të kampionatit ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi”..

Shkodranët kanë konfirmuar pretendimet e tyre me një fitore bindëse 2-0, gjatë një dueli ku rrallëherë u vunë në vështirësi seriozisht nga ekipi korçar.

Dy golat brenda 5 minutash në pjesën e parë nga Balaj dhe Dodaj ia bënë më të thjeshtë lojën ekipit të drejtuar nga Brdariç, që më pas menaxhoi mirë situatat dhe pavarësisht improvizimit në prapavijë për shkak të mungesave, nuk lejoi rrjetën e Qarrit që të tundej.

Kështu shkodranët marrin vendin e parë në pritje të Partizanit, ndërsa Skënderbeu vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme të klasifikimit të Superiores.

VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-0
14′ Balaj, 19′ Dodaj