Zyrtarizohet transferimi i sulmuesit shkodran Antonio Delaj nga Vllaznia tek Elbasani. Dy klubet kane rene dakord per kete transferim dhe kuqeblute nderkohe mesohet se kane mbajtur 30 % te kartonit te tij.
Pasditen e sotme, ka qene fillimisht klubi elbasanas qe i ka uruar mireseardhjen djaloshit nga Shkodra, ndersa pak minuta me pare ka qene Vllaznia qe e ka njoftuar kete transferim.
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka arritur një marrëveshje me AF Elbasani për transferimin e futbollistit Antonio Delaj teksa ne do të mbajmë 30 % të kartonit të tij.
Faleminderit Antonio për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu dhe suksese në eksperiencën tëndë të re!”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran per kete transferim te futbollistit te saj.