Nga Maringlen ZHIVANI


Në klubin e Vorës po punohet çdo ditë për formatimin e skuadrës që do të luajë për herë të parë në Abissnet Superiore, në mënyrë që të paraqiten sa më denjësisht. Drejtuesit e klubit po punojnë maksimalisht në drejtim të ndërtimit të skuadrës së re.

Për sa i përket ndërtimit të ekipit, deri tani janë konfirmuar disa rinovime. Njëkohësisht, është konfirmuar edhe afrimi i parë, i cili vjen Tirana, pikërisht portieri Romeo Harizaj.

Me shumë gjasa do të rinovojnë edhe “stekat e vjetra” të klubit, siç janë dy ish-mbrojtësit e Vllaznisë, Dajan Shehi dhe Eni Imami. Një gjë e tillë pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Ndërkohë që, Vora ka zyrtarizuar edhe disa largime. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit janë vendosur në kërkim për disa afrime që të zëvendësojnë të larguarit. Gjithsesi, këto do të bëhen realitet në javën që vjen.