Interi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Ange-Yoan Bonny nga Parma.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë), Nerazzurrët kanë njoftuar për transferimin më të ri në këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për sulmuesin Bonny, i cili vjen nga Parma për një shifër që raportohet të jetë rreth 25 milionë euro.
Njoftimi i transferimit të sulmuesit francez erdhi nga vet faqet zyrtare të klubit nga Giuseppe Meazza.
“Ange-Yoan Bonny i bashkohet Interit. Francezi 21-vjeçar arrin me një marrëveshje të përhershme nga Parma Calcio”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Bonny është transferimi i tretë i Interit pas Petar Sucic dhe Luis Henrique. /Telegrafi/