Largimi i trajnerit Bledar Gjeçaj drejt Kosoves ku siç kemi bere te ditur eshte emeruar ne postin e zevendestrajnerit te ekipit te meshkujve Bashkimi te Prizrenit, ka bere qe tek ekipi i femrave i Vllaznise te dale nevoja per gjetjen e nje zevendesuesi.

Ne fakt eshte zevendesuese sepse Shoqata e Basketbollit Vllaznia mesohet se ia ka besuar kete detyre Medina Mustafes. Kjo e fundit ka mbajtur prej disa vitesh detyren e trajneres te ekipit U18 ku ka arritur jo pak suksese dhe tashme do te drejtoje ekipin e te rriturave per te cilen ka kontribuar si lojtare vete ajo deri para dy sezonesh.

Nderkohe ne postin e trajneres se ekipit U18 eshte emeruar nje tjeter lojtare e Vllaznise, pikerisht Ingrid Dashja. Keto ndryshime shpresohet qe te reflektojne per mire dhe pasionin e madh qe kane per basketbollin Mustafa e Dashja ta demostrojne edhe ne pozicionet e reja drejtuese.

Objektivi i Vllaznise se femrave ende nuk eshte bere i ditur, por me siguri qe ashtu si dhe sezonet e kaluara do te jete serish renditja ne mes kater ekipeve me te mira te vendit./www.shkodrasport.com/