Mario Gjata nuk është më një futbollist i Egnatias. Prej ditësh pritej largimi i sulmuesit i cili nuk luajti asnjë minutë në kualifikueset europiane.

Është vetë bomberi që njofton largimin nga rrogozhinasit me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram. “Faleminderit Egnatia”, shkruan ai shkurtimisht duke konfirmuar zërat e merkatos.

E ardhmja e tij mbetet e paqartë teksa interesi është i madh me disa skuadra që duan ta bëjnë pjesë për sezonin e ri.

24-vjeçari u afrua tek Egnatia në janarin e këtij viti, por nuk gjeti hapsirat që kërkonte kushtëzuar edhe nga një dëmtim i rëndë që pësoi. Në të shkuarën ai ka veshur edhe fanellën e Teutës, Dinamos e Apolonisë nga ku doli si futbollist.