Shkambi Baruti është zyrtarisht lojtar i Erzenit. Mbrojtësi 20-vjeçar largohet kështu nga Partizani, ndërsa mbahet mend për paraqitjen e tij para 1 viti në miqësoren me Romën.
Partizani e huazoi më pas te klubi i Kastriotit dhe në janar te Tomori. Këtë sezon “demat” vendosën të mbyllin bashkëpunimin.
20-vjeçari do japë kështu kontributin e tij në Kategorinë e Parë.
Baruti ka luajtur dhe takimin e parë me Erzenin, që u humb 1 me 0 përballë Kukësit.