Florian Kamberi është lojtari më i ri i Rapersvil-Jona në Zvicër. Klubi i ligës së tretë nga niveli i futbollit zvicerian, ka fituar shërbimet e 30-vjeçarit që ishte pa klub.
Dhe pse është një surprizë kjo zgjedhje në ligën e tretë, Kamberi e ka një rikthim te Rapersvil Jona. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e këtij klubi në vitin 2014.
Kamberi po ashtu ka mbahet mend te Kombëtarja e Shqipërisë në vitin 2021. Dhe pse nuk mori asnjë minutë nga Edi Reja, ishte i gatshëm në stol për kualifikueset e Botërorit.
Debutimi i tij me ngjyrat kuqezi nuk erdhi asnjëherë.