Deshtimi i Vllaznise ne perpjekjet e saj per te fituar titullin kampion pas plot 24 vitesh mungese, pritet te shoqerohet me nje “reforme” tek klubi shkodran. Dhe ne fakt levizja e pare eshte zyrtarizuar vetem pak minuta me pare nga ana e klubit kuqeblu.
Behet fjale per drejtorin sportiv Tefik Osmani i cili nuk do te jete me ne kete detyre tek Vllaznia. Kontrata e tij me mbylljen e sezonit ka perfunduar dhe drejtuesit e klubit nuk kane nder mend ta vazhdojne me tej ate.
Nje gje e tille eshte bere publik permes nje postimi te shperndare ne faqen e klubit ku shkruhet:
“KF Vllaznia bën të ditur se me mbylljen e sezonit, ka përfunduar edhe kontrata me drejtorin sportiv z.Tefik Osmani. Në këto rrethana, e falenderojmë për punën e bërë këto 18 muaj që ka qenë pjesë e klubit tone dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.