Pas përfundimit të angazhimeve në arenën ndërkombëtare, lojtarët e Kombëtares shqiptare ndodhen përballë një vere të nxehtë transferimesh, pasigurish dhe vendimesh kyçe për të ardhmen e tyre. Nga porta e deri te sulmi, shumë prej tyre janë në një pikë kthese në karrierë, ndërsa pak janë ata që do të nisin sezonin e ri në qetësi.

PORTA– Elhan Kastrati, një nga portierët e Kombëtares shqiptare, e sheh veten në një situatë të paqartë pas rënies së Çitadelës në Serinë C. Megjithëse mbetet nën kontratë, largimi nga kategoria e dytë italiane pritet të ndikojë në qëndrimin e tij në klub. E ardhmja e tij do të varet nga ofertat që mund të paraqiten gjatë merkatos dhe gatishmëria e klubit për të negociuar një transferim.

MBROJTJA- Lëvizje të mundshme dhe prapavijë në ndërtim. Situata në repartin e mbrojtjes është mjaft e larmishme. Ardian Ismajli është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Empolit për pak ditë dhe nuk dihet ende se ku do ta vijojë karrierën. Interesimi për të nuk mungon, por vendimi përfundimtar pritet në javët në vijim.

Berat Gjimshiti, një nga liderët e Kombëtares, ka marrë një ofertë të majme nga Katari, por deri më tani ka refuzuar çdo tundim financiar që e largon nga futbolli elitar europian. Shanset janë që ai të mbetet tek Atalanta, por një ndryshim nuk përjashtohet plotësisht.

454

Elseid Hysaj, Ivan Balliu dhe Mario Mitaj nuk pritet të lëvizin këtë verë, duke ruajtur stabilitetin në klubet e tyre respektive, një faktor ky pozitiv për strukturën mbrojtëse të Kombëtares.