Nga Endri ÇINARI

AF Elbasani dhe Vllaznia do përplasen në këtë fundjavë për herë të “parë” në historinë e tyre. Për herë të parë pasi skuadra verdheblu mund të konsiderohet si e “re” në futbollin shqiptar pavarësisht se patjetër është në gjenezë i njëjti ekip që ka shkruajtur një pjesë të historisë së futbollit shqiptar. Por, një përballje e tillë kthehet në Superiore pas 9 vitesh.

Kjo si pasojë e qëndrimit të skuadrës verdheblu në kategoritë inferiore për thuajse një dekadë. Dueli i fundit mes dy skuadrave në elitën e futbollit tonë shënohet në datën 02.05.2015. Ku gjithçka mbyllej në shifrat 1-1 mes dy ekipeve. Fillimisht shkodranët i kalonte në avantazh Lika e më pas për elbasanasit do barazonte Grabova.

Si për ironi të fatit, ndeshja e fundit zyrtare mes dy skuadrave në Superiore është luajtur në Elbasan. Aty ku do luhet edhe ndeshja e rradhës ditën e dielë. Që nga ajo periudhë e deri në vitin 2006 gjithçka ka folur për shkodranët. Pasi fitorja e fundit e Elbasanit kundër Vllaznisë shënon në datën 26.02.2006 në shifrat 1-0.

Që nga ajo periudhë numërohen 6 barazime mes dy skuadrave dhe 16 fitore të kuqebluve në Superiore. E ndërsa po ashtu ndeshjen e fundit zyrtare, por të vlefshme për kupën e Shqipërisë në sezonin 2020-21, Vllaznia e ka fituar në shifrat e thella 8-0 kundër Elbasanit./www.shkodrasport.com/