Te Partizani duket se nuk do të marrin fund”hallet”. Për Orges Shehin vazhdojnë “dhimbjet e kokës”, pasi dëmtimet janë kthyer në “makth” për të kuqtë.

Aktualisht Andi Hadroj, Marçelino Preka dhe Gjelbrim Taipi kanë probleme fizike. Në fakt i pari nuk ka asgjë sërioze dhe pritet që ditën e sotme të rikthehet në stërvitje me ekipin për të nisur kështu përgatitjet për ndeshjen e parë të Superiores.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dy të tjerët. Taipi ka pësuar një kontratktim deri në tërheqje të shkallës së parë dhe për t’u rikuperuar i duhet affro dy javë. Ndërkohë Preka ka pësuar një dëmtim muskulor dhe gjithashtu pritet të mungojë disa javë.

Të dy lojtarët me shumë gjasa do të humbin sfidën e parë të këtij sezonit të Superiorëes, pasi rikuperimi i tyre kërkon kohë. Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Superiore, Partizani do të presë Vllazninë në “Arenën e Demave”, takim që do të luhet me 18 gusht./newsport/