Në fillim të shekullit të ri palestrat e basketbollit ishin vendi ku qytetarët e Kosovës gjenin kënaqësinë e madhe, sidomos pas daljes nga një luftë më përmasa shkatërritmare.

Ishte një kohë e artë për klubet, basketbollistët si dhe në përgjithësi për adhuruesit e basketbollit, shkruan GazetaBlic.

Pikërisht në atë kohë, Kosova ishte e mbushur me basketbollistë të jashtëzakonshëm vendorë e të huaj të cilët ishin edhe pjesë e ballinave në mediat ndërkombëtare.

Artan Mehmeti është njëri ndër basketbollistët me cilësi të jashtëzakonshme i cili nuk mund të harrohet nga asesi nga adhuruesit e basketbollit.

Ai i dha shumë basketbollit kosovar dhe jo rastësisht edhe futet në mesin e fundorëve më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në arenat tona të basketbollit.

Mehmeti njihet si person shumë i dashur dhe komik edhe jashtë fushave të blerta ku ka shumë storie interesante gjatë gjithë karrierës së tij.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport ai ka treguar një moment shumë inresant që kishte ndodhur gjatë një ndeshje ndaj Bashkimit.

Asaj kohe në radhët e Bashkimit luante një basketbollist që “shpërthente” me shënim të pikëve dhe nuk kishte të ndalur, emri i tij ishte Bledar Gjeçaj.

Skuadra nga Mitrovica ishte mobilizuar para kësaj ndeshje që ta ndalte atë, madje një basketbollist i “Minatorëve” kishte besim të madh të vetja e tij aq sa kishte kërkuar nga trajneri që të ia lejonte atij që ta mbulonte basketbollistin Gjeca, me besim të plotë që do ta bllokonte plotësisht atë.

Një nga ngjarjet që është interesante për publikun dhe që më bën mua dhe miqtë e mi në Trepçë të qeshim, është koha e Bledar Gjeçaj dhe shfaqjet e tij mahnitëse në vitet e para pas luftës ndërsa luante në Bashkim. Siç ndodhi, ishte radha jonë që të përballemi me Bashkimin në Mitrovicë dhe të madhin Bledar Gjecaj. Bledari nuk u ndal deri në atë lojë, ai fshiu gjithçka që i doli para.

Ishte një shok i ekipit tonë, i cili gjatë gjithë javës këmbënguli që ai do ta ndalonte Gjecajn, pastaj edhe ndërsa shikonte video regjistrimet ai këmbënguli që jo në Mitrovicë dhe asesi në palestrën “Minatori”, Gjeçaj të kishte paraqitje kaq të mira. Ai iu lut trajnerit që t’ia besonte detyrën e ruajtjes së Gjeçajt. Siç ndodhi, Bashkimi dhe Gjeçaj erdhën, atmosfera e zjarrtë, filluam lojën, të gjithë të bindur se Gjeçaj do të ndalet diku në total në 8 pikë, por Gjeçaj vetëm në çerekun e parë shënoi 17 pikë dhe gjithsej 51.

Ishte performanca më e mirë e Bledarit pas luftës. Ishte vërtet i pandalshëm, loja përfundoi me humbjen tonë. Jo atë natë, por të nesërmen në dhomën e zhveshjes shpërtheu e qeshura e të gjithëve, përfshirë vullnetarin që këmbënguli që Gjeçaj ta ndalonte” dekalroi Mehmeti duke qeshur për GazetaBlic Sport.

Të dy basketbollistët tashmë e kanë vazhduar punën e tyre edhe në rolin e trajnerit dhe natyrisht po përcjellen me suksese të vazhdueshme, natyrisht Mehmeti duke punuar me grup-moshat e reja.