Elmir Lekaj është lojtari më i ri i skuadrës së Arbërisë në Kosovë. Mbrojtësi i djathtë është larguar nga Vllaznia dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën në kampionatin kosovar.

20-vjeçari nuk po gjente hapësira te Vllaznia këtë sezon në urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç dhe për këtë arsye vendosi të ndryshojë skuadër për të vazhduar diku tjetër.

Lekaj ka dalë nga ekipi i të rinjve të Vllaznisë, teksa këtë sezon ishte edhe në ekipin e parë, por duke parë formën e shkëlqyer që po kalon Vllaznia, e kishte të pamundur të luante rregullisht te shkodranët.

Kalimi tek ekipi kosovar eshte mundesuar nga menaxheri i njohur Jakup Betuzi si dhe kompania e menaxhimit me te cilin ai punon dhe perpos disa transfertave te tjera te kryera se fundmi ne kampionatin kosovar, tashme atyre u shtohet edhe kjo e Elmir Lekajt.