Një nga titullarët si Isi Manellari i jap lamtumirën Laçit.

Pas 3 vitesh te klubi kurbinas, ai vendos që të largohet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në “InstaStory”.

NJOFTIMI

“Mbas 3 vitesh, rrugëtimi im te KF Laçi ka përfunduar. Doja të falenderoja presidentin Pashk Laska për mundësinë që më ka dhënë, drejtuesit e KF Laçi, trajnerët që kam punuar, lojtarët që kanë qenë me mua gjatë këtij rrugëtimi dhe tifozët e Laçit për mbështetjen e tyre! Para Laçi”, shkruan Manellari.