Pak dite me pare eshte zyrtarizuar shpallja e Shkodres si “Qyteti Europian i Sportit” per vitin 2025. Nje vendim i cili duket se ka vene ne levizje drejtuesit e Bashkise se ketij qyteti i cili ka nder mend ta ktheje vitin e ardhshem ne nje atraksion sportiv dhe turistik.

Pikerisht per kete arsye, ne buxhetin e vitit te ardhshem Bashkia ka planifikuar edhe nje fond prej 80 milione lekesh te vjetra per organizimin e disa aktiviteteve sportive. Por njekohesisht behet e ditur se parashikohen edhe aktivitete te tjera sportive te cilat mund te vijne si propozime per mbeshtetje apo bashkepunim nga organizma dhe institucione kombetare dhe nderkombetare.

Po cilat jane aktivitetet e planifikuar per t’u zhvilluar ne kuader te “Qytetit Europian te Sportit”? E para eshte Maratona e Shkodres/ Kupa e ikonave per te cilen eshte parashikuar nje fond prej 20 milione lekesh. Per te vazhduar me Trofeun “Gilman Bakalli” MTB XC per te cilin eshte parashikuar nje fond prej 8 milione lekesh.

Projektet vazhdojne me Turneu Nderkombetar ‘Nene Tereza’ ne Xhudo me 5 milione leke ne dispozicion, “Steka e Arte” ne bilardo po ashtu me 5 milione leke, Turneu Nderkombetar i futbolit per Veterane me nje shume prej 10 milione lekesh, Shkodra Kayak Race me nje fond prej 5 milione lekesh, kampionatet kombetare te pingpongut, gjimbastikes dhe ai nderkombetar i mundjes me nga 5 milione leke secili edhe ato, Turneu Nderkombetar ne boks “Fists of Fire” me 10 milione leke, ndersa jane parashikuar edhe 2 milione leke per materiale promocionale.