“Gara” ka nisur. Sondazhi i filluar dje për përzgjedhjen e portierit më të mirë në historinë e Vllaznisë është pritur mjaft mirë nga lexuesit tanë. Komentet e tyre janë të shumta dhe në fakt gara vazhdon. Sot ndërkohë do të vazhdojmë me garën për mbrojtësin e djathtë më të mirë në historinë e kuqebluve.

Ata që kanë luajtur në këtë pozicion kanë qenë të shumta, duke filluar nga futbollistët e viteve ’30, për të vazhduar me të madhin Muhamet Dibra e kështu me rradhë.

Në vitet ’60-’70 ndërkohë ky pozicion në fushë do t’i takonte familjes Basha, duke filluar nga Xhevdeti, Zyhdia, Lutfia e në fund Çlirimi në fund të viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90. Para tij doli në skenë Hysen Zmijani, mbrojtësi modern i futbollit shqiptar.

Sakaq pas viteve ’90 do shfaqej një tjetër Zmijan, Luani, ndërkohë që prej gati 10 vitesh ai që po spikat është Olsi Gocaj. Kush më shumë dhe kush më pak, kanë dhënë kontributin e tyre për Vllazninë. Dhe jo vetëm ata por edhe të tjerë.

E rëndësishme është që secili prej jush të jap mendimin e tij duke komentuar në faqen tonë në rrjetin social facebook. Mjafton të shkruani emrin e të preferuarit tuaj, të atij futbollisti të këtij pozicioni që ju ka lënë më shumë mbresa dhe e “keni bërë detyrën” tuaj.

“Shkodra Sport” ju falenderon për mbështetjen që po na jepni në përzgjedhjen e më të mirëve në historinë e Vllaznisë.
© shkodrasport.com