Trajneri i Laçit Besnik Prenga ka folur pas ndeshjes me Tiranën , sfidë që përfundojë me rezultatin 2-0 për kurbinasit. Trajneri laçian është shprehur i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, si dhe ka folur për merkaton e skuadrës.

“Me thënë të drejtën nuk jam i kënaqur me këtë ndeshje. Ndoshta kemi luajtur më mirë sesa duhet 15 ditë para kampionatin. Nuk e di nëse jemi në rrugën e duhur, por bëmë një ndeshje pa gabime. Shpresoj që këtë paraqitje ta bëjmë në kampionat, e jo tani.

Është një ndeshje miqësore që të gënjen, unë nuk jam i kënaqur me rezultatin, por me mënyrën e lojës. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, por nuk e di, nuk mund të them asnjë gjë për këtë fazë përgatitore”.

Trajneri Prenga eshte pyetur edhe ne lidhje me mesfushorin nga Kopliku Enis Çokaj te cilin insistoi ta merret nga Lokomotiva e Zagrebit ne forme huazimi dhe ka thene:

“Çokaj është një afrim i imi dhe unë i di aftësi e tij, prandaj i besoj shumë. E ardhmja e tij është e ndritur dhe për të flet fusha. Enis është një djalë i mirë dhe jam i bindur se do të luajë edhe me ekipet kombëtare”- përfundoi Prenga.
© shkodrasport.com