Ndonese shume prej Akademive ne vend kane vendosur qe te kete nje periudhe pushimi stervitjeje per ekipet dhe sportistet e tyre, ne fakt tek “Djelmnia shkodrane” po ndodh ndryshe. Drejtuesit e saj kane vendosur qe te mos kete pauza dhe nese femijet deshirojne te jene ne stervitje, mund ta bejne kete rregullisht.
“Njoftim për Prindërit dhe Sportistët
Akademia jonë do të vazhdojë normalisht stërvitjet gjatë gjithë verës! Çdo fëmijë është i lirë të shkojë në pushime me familjen në çdo kohë sipas mundësive të veta.
Profesorët tanë do të jenë në dispozicion dhe në punë gjatë gjithë verës për të garantuar vazhdimësinë e zhvillimit të lojtarëve.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!”- shkruhet ne kete njoftim.
Ne kete menyre tek “Djelmnia shkodrane” puna vazhdon. Trajneret Astrit Prençi, Altin Xhahysa dhe Bledar Marshiq do te jene ne dispozicion te futbollisteve te kesaj Akademie per te vijuar punen ne menyre qe te rriten edhe me shume nga ana profesionale. Ne sezonin e ri pritet te kete edhe me shume angazhim dhe ambicie nga te gjithe ekipet e “Djelmnise” dhe prandaj vijimi i punes gjate gjithe veres do t’i ndihmoje edhe me shume ata.(www.shkodrasport.com)