Dita e sotme është festë te Vllaznia. Kjo pasi presidenti i klubit, Alban Xhaferri ka ditëlindjen. Sot ai ka mbushur 46-vjeç. Në këtë ditë speciale dhe të veçantë për të nuk mungojnë urimet. Një prej tyre vjen edhe nga klubi, ku i urojnë sa më shumë vite të lumtura dhe suksese.

“Dita e sotme është e veçantë për presidentin e KF Vllaznia z.Alban Xhaferi. Ai feston 46-vjetorin e lindjes dhe me këtë ras, familja  madhe i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura atij dhe sa më shumë suksese në krye të klubit tonë!

Gëzuar ditëlindjen Alban Xhaferi”, ka shkruar klubi.

Por surprizat për numrin 1 të klubit nuk kanë munguar këtu. Përpara fillimit të seancës stërvitore të pasdites, ai është ftuar në dhomat e zhveshjes së ekipit ku dhe kapiteni Balaj i ka dhuruar tortën e ditëlindjes.