Real Madridi ende nuk ka realizuar ndonjë shitje të madhe këtë verë, duke u fokusuar kryesisht te largimet e veteranëve dhe lojtarëve të Castillas. Megjithatë, ylli brazilian Rodrygo Goes duket se mund të jetë një nga largimet më të bujshme në javët e fundit të merkatos.
“Los Blancos” e kanë bërë të qartë se janë të hapur për oferta, ndërsa vetë Rodrygo shihet i etur për një aventurë në Ligës Premier. Arsenali dhe Liverpooli kanë qenë të lidhur ngushtë me të gjatë gjithë verës.
Topçinjtë kanë pyetur për një huazim me opsion ose detyrim blerjeje në vitin e ardhshëm, ndërsa Liverpooli do të lëvizë vetëm nëse dështon tentativa e tyre për Alexander Isak.
Manchester City rikthen interesin
Këtë javë ka dalë në dritë se Manchester City ka ringjallur interesin për Rodrygon. Megjithatë, veprimi i tyre do të varet nga e ardhmja e Savinhos, i cili ndodhet në radarët e Tottenham Hotspur. Spurs duhet të përmbushin kërkesën e Cityt, e cila kap shifrën mbi 50-60 milionë euro. Sipas burimeve të Football Espana, nëse kjo marrëveshje mbyllet, City do të nisë menjëherë negociatat me Real Madridin.
Oferta e mundshme
Në varësi të zgjidhjes së çështjes Savinho, City planifikon t’i paraqesë Real Madridit një ofertë prej 80 milionë eurosh plus 20 milionë euro bonuse. Deri tani, as Arsenali e as Liverpooli nuk kanë shkuar në shifra kaq të larta. Agjenti Pini Zahavi po punon intensivisht për transferimin, ndërsa Paris Saint-Germain po e ndjek situatën nga afër. Interes ka treguar edhe Al-Nassr nga Arabia Saudite, por Rodrygo preferon të qëndrojë në Evropë.
Çmimi i Florentino Perez
Thuhet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do të pranonte një ofertë rreth 100 milionë euro, me 80 milionë euro si minimum për ta marrë seriozisht në konsideratë. Me këto shifra në tavolinë, duket se City dhe Real Madridi mund të gjejnë një pikë të përbashkët shumë shpejt.