Trajneri i Atalantës, Ivan Juriç dha një intervistë të gjatë për L’Eco di Bergamo. Trajneri kroat fillimisht foli për situatën e Ademola Lukman.
“Ai ishte i drejtë me mua, ai shpjegoi mënyrën e tij të të menduarit. Tregu i transferimeve? Kemi humbur lojtarë që kanë prodhuar 80-90% të golave tanë dhe nuk do të jetë e lehtë t’i zëvendësojmë ata. Nuk mendoj se do të vijë dikush që mund të barazojë performancat e Retegi ose Lokman menjëherë, por ne duhet të forcohemi në mënyrë inteligjente dhe të zgjerojmë opsionet tona. Ata që janë tashmë këtu mund të rriten dhe t’i afrohen atij niveli.”
Pastaj ai foli për Skamakën, i cili sapo është rikthyer pas një dëmtimi të dyfishtë që e mbajti jashtë fushave për të gjithë sezonin e kaluar: “Ai më ka dhënë ndjenja shumë pozitive në këtë muaj të parë. Ai po përmirësohet gradualisht dhe dua ta përfshij menjëherë në rotacion. Ai është një pjesë e rëndësishme, por me kaq shumë angazhime, na duhet edhe një tjetër opsion sulmues për të mbetur konkurrues në shumë fronte.”
Së fundmi, një koment për njeriun nga i cili Juriç mori frenat, Gian Piero Gasperini, i cili është një mentor i vërtetë për Juriç: “Këtu ai pati një cikël në nivelet e Sër Aleks Ferguson me Mançester Junajtid”.