Kampionati i te rinjve ne Itali ka nisur sot me nje “derbi” ne mes dy futbollisteve shkodrane qe jane pjese e tij. Behet fjale per portierin Raffaele Huli qe luan per Juventusin dhe sulmuesin Gabriel Kulla qe luan per Sassuolon. Sfida ne mes ketyre dy ekipeve, e vlefshme per javen e pare te kampionatit italian te 19 vjeçareve eshte mbyllur ne barazim 2-2.

Te dy futbollistet shkodrane kane spikatur me paraqitjet e tyre. Ne pjesen e pare ka qene Sassuolo qe ka luajtur me mire dhe si rrjedhoje ka shenuar dy here ne porten juventine me ane te Seminarit dhe Negrit dhe ndoshta duhej te kishte shenuar edhe me shume, por pengese eshte bere portieri Huli me disa pritje te shkelqyera te tij.

Nga ana tjeter, sulmuesi Kulla ka qene nga me te miret ne fushe teksa ka krijuar disa raste shenimi per vete, por ka asistuar edhe tek goli i dyte i Sassuolos. Nga ana tjeter ai eshte ndeshkuar edhe me karton te verdhe ne pjesen e pare, ndersa eshte zevendesuar ne minuten e 80-te, duke marre njekohesisht edhe pergezimet e stafit teknik te Sassuolos.

Juventusi U19 ia doli ta shenonte golin e barazimit ne minuten e 91-te me ane te Lopes dhe ne kete menyre te dy ekipet kane ndare nga nje pike. Ne “paqe” mbyllet edhe “ballafaqimi” ne mes dy lojtareve shkodrane te kombetares shqiptare, Huli e Kulla qe po tregojne vlerat e tyre me te mira edhe ne kampionatin italian te moshave.(www.shkodrasport.com)