Dinamo ka eliminuar Hajduk Splitin në turin e tretë të Ligës ë Konferencës me në paraqitje mëse pozitive. Dhe një prej elementëve që spikatën në ndeshjen e të enjtes në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e klubit kroat që është gati të bëjë një lëvizje për të siguruar firmën e tij.

Sipas mediave afrikane, Gasama Karamba është lojtari i cili ndiqet me interes nga klubi kroat prej disa muajsh dhe të enjten, ai tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë me lojën e tij në mesfushë pikërisht ndaj Hajdukut.

Karamba është kthyer në një element fiks në rreshtimin  Ilri Dajës dhe loja e tij e ka bërë një nga futbollistët më të spikatur të mesfushës së bluve.

Hajduku raportohet se ka bërë një ofertë të parë konkrete për transferimin e tij, por Karamba nuk ngutet për t’u larguar nga blutë. Ai do të presë një herë përfundimin e ndeshjeve në Ligën e Konferencës, pasi në rast kualifikimi në fazën në grupe, nuk ka ndër mend të largohet nga klubi shqiptar të paktën edhe për këtë sezon.