Tre ndër skuadrat më të njohura të futbollit shqiptar, ato që kanë fituar shumë trofe si Dinamo, Vllaznia dhe Elbasani, kanë një të përbashkët: Ndodhen aktualisht në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Diçka jo e logjikshme por ky është realiteti aktual për këto tre ekipe me histori.

Por në fakt, së fundi është zbuluar edhe “tersi” i këtyre tre ekipeve. Ai është një lojtar që ka luajtur me të tre këto ekipe gjatë karrierës së tij. Bëhet fjalë për Skerdi Bejzaden. Ka qenë vetë ai përmes një statusi të profilin e tij teksa kujton me nostalgji vitin 1992 kur ndonëse në moshë të re, ishte në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit.

Ai ka publikuar një foto të gazetës së asaj kohe me këtë renditje, të cilën e ka shoqëruar me këtë tekst: “03.11.1992. Kujtim i bukur. Hapat e mia te para me Dinamon.

Te gjitha ekipet ku kam luajtur une, jane per fat te keq ne ligen e dyte, Dinamo, Vllaznia, Elbasani. I vetmi ka mbetur Partizani e i uroj te dali Kampion”.