Sa vjen dhe shtohet interesi i klubeve të mëdha për qendërmrbojtësin e Liverpool, Ibrahima Konate. Francezi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin e kuq dhe deri tani nuk ka pranuar rinovimin, gjë që do të thotë se mund të largohet falas gjatë verës së ardhshme.
Prej kohësh është përfolur për interesimin e madh të Real Madrid mbi Konate. Madje, klubi madrilen tentoi transferimin e tij që këtë verë, por u spraps pasi Liverpool kërkon gati 40 milionë euro për ta lënë të lirë.
Ditët e fundit përflitet edhe për një interesim të shtuar të Barcelonës për Konate. Deco ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, sipas asaj që raporton “Sempre Barca”.
Ndërkohë, ditën e sotme “The Athletic” raporton se Chelsea ka hyrë fuqishëm në garë për francezin, pasi ka dështuar në dy objektivë të tjerë për të forcuar mbrojtjen: Piero Hincapie i Bayer Leverkusen dhe Alessandro Bastoni i Interit.
Sipas raportimit në fjalë, Chelsea do tentojë transferimin e Konate brenda merkatos së kësaj vere. “Blutë” janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Liverpool, mendohet të jetë 35-40 milionë euro./telesport/