Shkodra eshte kjo qe eshte ne sport, fale historise se lavdishme te saj ne çdo disipline teksa nga rradhet e tyre kane dale shume emra te medhenj te cilet e kane lartesuar edhe me shume emrin e ketij qyteti dhe te klubit Vllaznia.

Pikerisht per kete arsye, diten e sotme dhe ne vazhdim, gazeta “Shkodra Sport” duke hapur arkivin e saj, do te nxjerre nga shtypi i shkuar i viteve me pare, emra sportistesh dhe suksesesh te tyre.

E nisim sot duke shfletuar te vetme gazete sportive te viteve me pare, “Sporti Popullor”, ate te 60 viteve me pare, pikerisht gazeten e dates 30 mars 1963. Pikerisht nje artikull qe flet per nje gare atletike ku padyshim qe spikasin edhe atletet shkodrane.

Ne garat kombetare te te rinjve qe u zhvilluan ne datat 28-29 mars e qe pershkruhen ne faqet e kesaj gazete rezulton se kemi sukses edhe te disa atleteve shkodrane. Keshtu, Safete Paçrami, pjestare e nje familje me tradita te medha sportive, do te zinte dy vende te para.

Keshtu ne garen e 60 metrave, eshte renditur e para me kohen 8″4. Ajo po ashtu ka zene vend te pare edhe ne garen e kercimit se gjati me distancen 4.39 metra. Nje tjeter sportiste e Vllaznise, Shaqe Nika ka zene vendin e pare ne garen e 400 metrave me kohen 1’04″2.

Nga ana tjeter, po ne keto gara do te kemi edhe nje rekord te ri kombetar per te rinj, arritur nga atleti Nazmi Kryeziu (Deshmor i Demokracise ne vitin 1991), pikerisht ne garen e 5 km ecje sportive me kohen e re 25’35″2, nderkohe qe rekordi i meparshem ishte 25’50″0.
Gjergj KOLA