Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, ishte i ftuar në emisionin “Debat” nga Alban Alishani në A2 ku foli për çështjen rikthimit të basteve online në Shqipëri ku zbuloi disa nga risitë e draftit të përgatitur nga qeveria.

Fidel Ylli shpjegoi se me paratë që do sigurohen nga vjelja e taksave të këtyre bizneseve, do të mund të ndihmohet sporti, apo edhe Ministria e Shëndetësisë që do të jetë përfaqësuese në komision për ata persona që janë të varur nga vendosja e basteve dhe duhen rehabilituar. Për këdo që vijon aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme do të ketë dënim deri në 3 vjet burg, zbulon Ylli.

“Ti do të vesh kartën ID, dhe do të futesh të luash online. Duke luajtur online, policia të kontrollon. Do të kontrollet shuma që luhet, do të jetë një kontroll i rreptë,” tregon ai.

Garancia është kjo, këto para nuk do të hyjnë në buxhetin e shtetit. Është një agjenci që do t’i menaxhojë dhe do të jenë përfaqësues në këtë agjenci, nga ministria e Arsimit, Financave, ajo e Përkrahjes Sociale, presidenti Komitetit Olimpik, ai i FSHF-së.

Unë kam bërë presion ndaj qeverisë sime, kam qenë deputet dhe kam thënë: nuk i mbylli dot Enver Hoxha, nuk i mbyll dot Edi Rama. E kam thënë dhe jam i bindur që këto duhen hapur sepse këto i ka e gjithë bota.”, u shpreh Fidel Ylli./newsport/